top of page

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu

Moschee Regensdorf

Xhamia e Re e Regensdorf-it ju pret me hapësira të hapura, simbol i bashkëjetesës dhe besimit në komunitetin tonë të ndryshuar. Ky vend i shenjtë është një shenjë e përfshirjes dhe tolerancës, ku njerëzit e të gjitha besimeve dhe sfondet janë të mirëpritur. Ju lutemi të na bashkoheni për lutje dhe refleksion, pa marrë parasysh besimin tuaj.

Bashkësia Islame – Regensdorf

Xhamia e Regensdorf, është themeluar më datë 28.03.1998, në një objekt me qira, në Althardstrasse 10 në Regensdorf, fillimisht me një numër të vogël anëtarësh prej 30 apo 40 veta, me një sipërfaqe prej 200 m², por interesimi i njerëzve dhe shtimi i anëtarëve bëri që ne të zgjërojmë sipërfaqen në 450 m². Në këtë sipërfaqe përfshihej faltorja, kafeneja, klasa për mësimin fetarë si dhe zyra e kryesisë. Numri i anëtarëve rritej viti në vit. Në vitin 2002 numri i anëtarëve afërsisht arriti në 130. Kështu që u paraqit nevoja për një imam të rregullt. Por në fillim të Janarit të vitit 2004 u befasua Kryesia e xhamisë si dhe xhemati nga një shkresë e pronarit të objektit i cili në afat gjashtë mujor kërkoi largimin nga objekti pa asnjë llojë arsye.

 

Ishte dëshira e Allahut xh.sh. që pas disa muaj të nënshkruhet kontrata për blerjen e objektit të ri në Pumpwerkstrasse 26 poashtu në Regensdorf, që në gusht të 2004 të transferohet ky xhematë në xhaminë e re. Pas një mundi të palodhshëm disa mujor të shumë xhematlinjëve që në mënyrë vullnetare punuan për renovimin dhe përshtatjen e brendshme të objektit, arritëm që fillimi i Ramazanit të vitit 2004 të na gjej në faltoren e re. Objekti ka një sipërfaqe prej 1600 m², me një hapërsirë prej 2400 m², i cili i plotëson në maksimum nevojat e xhematit, duke filluar nga faltorja e burrave dhe e grave që kap një sipërfaqe rreth 500 m². Pastaj posedon kafenenë, zyrën e kryesisë e të imamit, klasat për mësimin fetar si dhe sallën për nevoja të ndryshme të xhematit, që gjithsejt kap një hapësirë prej mbi 500 m². Objekti posedon edhe hapësirën tjetër që për momentin nuk i nevojitet xhamisë, por shfytëzohet me qira. Objekti në fjalë ka edhe hapësirë për parkimin e veturave. Bashkësia Islame e Regensdorfit ka Statutin e saj, kryesinë e xhematit si dhe imamin e rregullt.

Sherbimet e tona

Falja e Namazit

Mësim Besimi per fëmijet

Seminare periodike & Organizimi i tribunave shkencore dhe fetare

Ligjerata Javore

5 Shtyllat e Islamit

Shahadeti

Deklarimi i se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhammedi është i dërguari i tij.

Namazi

Të falurit pesë herë në ditë në kohë të caktuara.

Agjërim

Agjërim dhe vetë-kontrolli gjatë muajit të bekuar të Ramazanit

Zeqati

Dhurimi i 2.5% i fitimeve të varfërve dhe nevojëtarve.

Haxhi

Pelegrinazhi për në Mekë së paku një herë në jetë nësë ka mundësi.

Kontakt

Sherbimet Tona:

Falja E Namazit

Ligjerata Javore

Seminare periodike & Organizimi i tribunave shkencore dhe fetare

Mësim Besimi per fëmijet

Social Media
  • Instagram
  • Facebook
  • X
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok
Adresse

Pumpwerkstr. 26

8105 Regensdorf

Telefon

+41 76 410 38 06

Shehadeti

Deklarimi i se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhammedi është i dërguari i tij.

Namazi

Të falurit pesë herë në ditë në kohë të caktuara.

Agjërimi

Agjërim dhe vetë-kontrolli gjatë muajit të bekuar të Ramazanit

Zeqati

Dhurimi i 2.5% i fitimeve të varfërve dhe nevojëtarve.

Haxhi

Pelegrinazhi për në Mekë së paku një herë në jetë nësë ka mundësi.

5 Shtyllat E Islamit:

Kontakt

Address:

Phone:

Email:

+41 76 410 38 06

Copyright 2023

All Rights Reserved

bottom of page